Kontrata me Klientin

Kontrata me Klientin
Kontrata e paketave te udhetimit

1.KUPTIMI “TRANSPORT MALLRASH” DHE TE DREJTAT E SHITJES :

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 61,të ligjit nr 9902, datë 17.04.2008 për mbrojtjen e konsumatorit,të dy, si organizuesi edhe shitësi i transportit te mallrave, duhet të jenë të licencuar për të kryer aktivitetet e tyre.Personat apo subjektet qe nuk kane keto atribute, jane te zhveshur nga e drejta e shitjes se ketyre sherbimeve dhe nuk mundet kurresesi te luajne rolin e nje SUBAGJENTI te komisionuar.
Konsumatori ka të drejtë të marrë një kopje të kontratës së sherbimit te transportit, (në përputhje me Nenin 47 pika 8 te ligjit i cili është dokument i nevojshëm për të aplikuar për marrjen e nje vendimi në bazë të pikes 19 të po ketij neni)
Sherbimi transportit perbehet nga transporti dhe praktikat doganore te reklamuara dhe te shitura se bashku nga nja shites i njohur si linjat detare ZIM,MSC etj..Sherbime te tjera shtese mund ti bashkengjiten kesaj pakete si:
Transferta te ndryshme
Sherbime transporti ne origjine
Praktika doganore ne origjine
Transporti mund te jete me linja te rregullta skeduli ose nepermjet linjave detyare ,ajrore vendase ose te huaja.
Sherbimet e transportit, jane te organizuara nga linja detare dhe i shiten konsumatorit nga nje Agjent Udhetimesh.Disa Agjente jane te punesuar nga linja detare, te tjere jane te pavarur.

Baza ligjore

Kontrata e shitjes së një sherbim transporti përvec kushteve të përgjithshme është gjithashtu e rregulluar nga nenet e paraqitura në dokumentacionin e udhëtimit, i cili i jepet konsumatorit. Kjo kontratë, ka të bëjë me aranxhimin e sherbimit, pushimet dhe shitjen e shërbimeve transportit të rregulluara me anë të Ligjit nr. 1084, të 27 Dhjetor 1977, e ratikuar dhe e ekzekutuar nga Konventa Ndërkombëtare e Kontrateve, e nënshkruar me 13 Prill 1970 në Bruksel. Kontrata në distancë e nënshkruar nga konsumatori, (për të gjitha aplikimet për kontratat për shërbimet e kohës së lire), është subjekt i Legjislacionit për Kontratat e sherbimeve te transportit në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 61, të ligjit nr 9902, datë 17.04.2008.

Rezervimi
Rezervimi mund të bëhet vetëm pas pranimit të kushteve të përgjithshme të kontratës nga ana e konsumatorit. Kontrata merret parasysh kur BALKAN TRANS ALBANIA konfirmon rezervimin, me informacionet përkatëse te shkruara, përmes email, fax ose me anë të telefonit. Specifikimet rreth paketës ose shërbimeve transportit shtesë janë të përfshira në shënimet dhe detajet e ofertës dhe paraqiten para nënshkrimit të kontratës, si parashihet nga ligji në fuqi. Në rast se sherbimit transportit i krijuar nga BALKAN TRANS ALBANIA I reklamuar ne web www.balkan-trans.com  ose i botuar në broshurë kërkon një numër minimal të pjesëmarrësve, organizatori ka të drejtë të mos kryej transportin nëse nuk konfirmohet oferta nga klienti. Organizatori ka te drejte te lajmeroje konsumatorin per anullimin e transportit 7 deri ne 1 dite para nisjes duke i kthyer te gjithe pagesen e bere gjate rezervimit.

Pagesat

MInimumi 50 % e cmimit te plote te paketes, duhet te depozitohet në kohën e rezervimit dhe e gjithe shuma duhet te jete e paguar deri 7 dite perpara sherbimit. Në rastet kur bëhet anullimi i prenotimit, në bazë të art. 6, organizatori ka të drejtën legjitime të mbajë shumën e marrë si pagesë të pjesshme e vlefshme për të mbuluar penalen e anullimit. Mospagimi i shumave të lart permendura në datat e duhura ka nje klauzolë të vecantë që përcakton anullimin e kontratës së shitjes së sherbimeve te transportit, përveç kompensimit për dëme të mëtejshme që i janë shkaktuar organizatorit.
100% e cmimit te plote te paketes duhet te depozitohet ne kohen e rezervimit ne rastet kur sherbimit perfshin blerjen e mallit ne origjine apo sherbime te tjera qe lidhen me transportin.

Cmimet

Cmimi i sherbimeve te transportit është publikuar ne katalog te zyres , eshte i shprehur ne EUR dhe bazohet në cmimet e kontraktuara nga organizatori transporte detare, rrugore duke llogaritur cmimin e karburantit f.o.b. dhe shpenzime shtesë, si p.sh. taksa të detyrueshme që paguhen në vend janë gjithmonë të specikuara në shënimet dhe detajet e ofertës.
Cmimi mund të ndryshojë nëse ndryshojnë elemente si: kostoja e transportit duke përfshirë koston e karburantit; taksat dhe tarifat e disa prej shërbimeve doganore, kursi i kembimit që i aplikohet sherbimeve, heqja e ofertave te vencanta nga agjentet. Për sa i përket ndryshimeve të tilla, ata do ti referohen kurseve të kembimit dhe kostove të lart përmendura, gjithashtu dhe cmimeve përkatëse të përmendura në momentin e aplikimit të rezervimit, pa marre parasysh cmimin e publikuar ne katalog. Per konsumatoret te cilet kane rezervuar para ketyre ndryshimeve, nuk do te kete ndryshim ne cmim, nuk do t’i kerkohet pagese ekstra.

Detyrimet e Prenotimeve dhe Penalitetet

Prenotimi do behet nga agjensia duke perdorur formularin e rezervimit. Organizatori ne cdo prenotim duhet te informoje konsumarorin per kushtet e paketes dhe kushtet e pergjithshme te blerjes se tyre e te penaliteteve ne rast anullimi, duke e orientuar ate ne rregulloren e publikuar ne email e kerkeses ose duke i dhene nje kopje te printuar.

PENALITETI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT

Anullimi deri ne 7 dite kalendarike para nisjes. Konsumatori ka per detyre te paguaje te gjitha kostot e organizatorit per kete anullim si me poshte:

Sherbimi perfshin transport detar – ne kete rast organizatori mban nga konsumatori kostot e gjobes se paguar per anullim kundrejt kompanise adetare te cilat mund te jene nga 0-100% te pageses. Kostot i behen te ditura konsumatorit ne momentin qe ai vendos per anullim.
Paketa perfshin rezervimin e procedurave doganore i cili eshte me oferte ose me oferte per rezervimet e hershme (early booking)- ne kete rast organizatori mban nga konsumatori kostot e gjobes se paguar per anullim kundrejt agjensise doganore te cilat variojne nga 0-100%. Kostot i behen te ditura konsumatorit ne momentin qe ai vendos per anullim.
Te gjitha kostot e tjera te paguara nga organizatori, duke perfshire dhe transfertat bankare. .

Anullimi 7 dite kalendarike deri diten e nisjes i jep te drejten Kompanise te mbaje 100 % te vleres totale te Paketes

Anullimi nga ana e Konsumatorit pa penale

Konsumatori mund të tërhiqet nga Kontrata, pa paguar penale në rastet qe vijojne:

Rritja e cmimit (sipas nenit 5 me siper) me shume se 10%.
Ndryshime të rëndësishme të një ose disa elementeve të kontratës, të cilat cilësohen thelbësore për realizimin e plotë të paketave turistike por para nisjes, të papranuara nga konsumatori. Në rastet e lartëpermendura, konsumatori ka të drejtë:
Të ketë përparësinë e një sherbimi alternativ, pa kosto ekstra ose me kthimin e shumës në rast të shtese pageses nëse paketa e dytë transportit është më e ulët se e para.
Të marr përsipër vetëm shumën e parave tashme të dhëna. Rimbursimi duhet të bëhet brënda 7 ditë pune nga koha e marrjes së formularit të shkruar të aplikimit për rimbursim.
Konsumatori duhet të paraqesë vendimin e tij (pranon ndryshimin ose terhiqet) brënda dhe jo me gjate se dy ditë pune nga momenti që i është dhënë njoftimi për ngritjen ose ndryshimin e çmimeve. Në mungesë te komunikimit te prerë, brenda kohës së lart përmendur, propozimi i formuluar nga organizuesi konsiderohet si i pranuar.

Ndryshime nga konsumatori

Modifikimet e kerkuara nga konsumatori per nje prenotim te pranuar e kontraktuar nuk jane te detyrueshme per organizatorin. Në rast se organizatori mundet ta realizoje ndryshimin qe konsumatori i kerkon, konsumatori ka te drejten te beje kete ndryshim duke marre parasysh pagesat e kostos perkatese qe vjen nga diferenca e cmimit te transportit detar dhe e cmimit te agjensise doganore sipas sezonalitetit. Keto kosto i komunikohen konsumatorit ne momentin e komunikimit nga ana e tij per ndryshimet e deshiruara.

9. Ndryshime nga organizuesi

Në rast se pas nisjes organizuesi nuk mund të ofrojë, për cfarëdo lloj arsyeje (pavarësisht rrethanave që varen nga konsumatori) një pjesë të rëndësishme të shërbimit që përfshihet në kontratë, zgjidhje alternative duhet t’i ofrohen konsumatorit pa pagesë shtesë. Nëse vlera e shërbimit të ofruar është më e ulët se vlera e shërbimit të parashikuar, ndryshimi midis tyre do të rimbursohet.Nëse nuk është e mundur një zgjidhje alternative ose nëse zgjidhja e ofruar nga organizuesi është refuzuar nga konsumatori për arsye serioze dhe të justikueshme, konsumatori do te rimbursohet vetem per ate pjese te sherbimit te munguar.

Transferimi i rezervimit

Konsumatori ka të drejtë të zëvendësohet nga një sherbim tjetër ne se:

jep një njoftim me shkrim Organizuesit të pakten 4 ditë pune para datës së nisjes, duke dhene në të njëjtën kohë te dhenat e reja per llojin e sherbimit qe kerkon;
Zëvendësuesi i përmbush të gjitha kushtet për realizimin e sherbimit, kërkesat që kanë të bëjnë me dokumentacioni e mallit, licensat, sigurimin mallit ne udhetim, akomodimin ne hotel dhe transportin;
Personi zëvendësues duhet të rimbursoje organizatorit shpenzimet qe ky ben per zevendesimin
Konsumatori që heq dorë, është përgjegjës për pagesën e saldos se cmimit te paketes si dhe tarifës shpenzimeve per zëvendësimin të cituara në pjesën c) të artikullit.
Për sa i perket disa prej shërbimeve, mund të ndodh që palët e treta që ofrojnë shërbimin mund të mos pranojnë ndryshimin e sherbimit edhe nëse është bërë sipas rregullave të cituara në pjesën a) të artikullit. BALKAN TRANS ALBANIA nuk do të jetë përgjegjës për mundësinë e mospranimit nga palët e treta për ndryshimin e emrit. Ky mospranim do t’ju komunikohet menjëherë palëve përkatëse nga BALKAN TRANS ALBANIA para nisjes.

Detyrimet e pjesëmarrësit

Subjektet duhet të pajisen me dokumentacionin e mallit te vlefshme ose dokumenta të tjera të vlefshme për të per te kryer sherbimin e transportit të destinuar, si dhe me çertifikatë origjine nëse kërkohet. Siguracioni i mallit ne udhetim eshte i keshillueshem per cdo subjekt dhe nuk eshte i perfshire ne sherbim.
Organizatori nuk e ka per detyre te njoftoje subjektet per dokumentacionin e lartpermendur dhe gjithashtu nuk ka asnje pergjegjesi ne rastet kur punonjesit ne pikat kufitare nuk lejojne kalimin e tyre per shkak te mungeses se dokumentacionit te lartpemendur.

Për më tepër, subjekti duhet të sillet me kulturë dhe të respektojë detyrat dhe rregullat e veçanta që i perkasin vendit të destinacionit, të gjitha informacionet e ofruara nga organizatori, si dhe rregulloret dhe dispozitat administrative dhe ligjore që i përkasin sherbimeve transportit. Pjesëmarrësi do të jetë përgjegjës për të gjitha dëmet që i shkaktohen organizatorit si pasojë e parregullsisë së përmbushjes së detyrimeve të lartpërmendura. Konsumatori duhet t’i paraqesë organizatorit të gjitha dokumentat, informacionet dhe elementët që i përkasin atij, të cilat mund te jenë të nevojshme për të ushtruar të drejten e vetëmbrojtjes ligjore ndaj paleve te treta, pergjegjes per demin. Organizatori quan përgjegjës konsumatorin për detyrimet në të drejtën e vetëmbrojtes. Në momentin e rezervimit, konsumatori do t’i komunikoj organizatorit, me shkrim detajet e nevojshme që mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje të vecantë si p.sh.udhëzuesi i udhëtimit, me kusht që realizimi i tyre të jetë i mundur.

Përgjegjësia

Organizatori është pergjegjes për dëmet që i shkaktohen konsumatorit si pasojë e mosplotësimit të plotë ose të pjesshëm të shërbimeve të përshkruara në kontratë, përvec se kur organizatori mund të provojë që ngjarja varet nga konsumatori (duke perfshirë iniciativat e ndërmarra nga ai vetë në mënyrë të pavarur, gjatë ekzekutimit të shërbimeve transportit) ose mbi ngjarjet që nuk lidhen me ofrimin e shërbimeve të përshkruara në kontratë, ngjarje të rastësishme, aksidente, dukuri të mbinatyrshme, ose nga rrethana që organizatori vet nuk mund ti parashikoj ose zgjidh, mbi bazën e një parimi për kujdesin profesional. Në asnjë rrethanë, shitësi që bën prenotimin e sherbimit transportit nuk do t’i përgjigjet detyrimeve të organizatorit të transportit. Gjithsesi, shitësi është përgjegjës vetëm për obligimet që vijnë prej aktiviteteve të tij si ndërmjetës, në përputhje me limitet e përgjegjësive të vendosura nga ligjet dhe konventat e lart përmendura. Ne raste falimenti, BALKAN TRANS ALBANIA ve ne dispozicion asetet e kompanise per demshperblimin e klienteve.  BALKAN TRANS ALBANIA, është gjithashtu përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së të dhënave të konsumatorit, vetëm kur ato arrijnë në database dhe jo gjatë transmetimit të tyre.

Kufijtë e kompensimit

Në asnjë rast, kompensimi i organizuesit nuk do të jete me i madh se kompensimi i dëmshpërblimit i percaktuar nga konventa ndërkombëtare, në lidhje me ngjarjet që ndodhen si pasojë e mosplotësimit të përgjegjësive. Në rast të ndryshimit të këtyre konventave ose formulimit të konventave të reja ndërkombetare në lidhje me objektivat e shërbimeve të transportit te mallrave, limiti i shpërblimit do të jetë në bazë të ligjit ne fuqi, në momentin kur ndodh ngjarja fatkeqe.

Ndihma e Detyruar

Organizatori është i detyruar t’i ofrojë ndihmë konsumatorit, në bazë të parimeve të kujdesit profesional, vetëm në lidhje me detyrimet e veta, ose në bazë të kontratës ose rregullave ligjore. Organizatori dhe shitësi janë të liruar nga përgjegjësitë e tyre, kur ekzekutimi i pasuksesshëm ose i gabuar i kontratës varet nga konsumatori ose nga raste të paparashikuara dhe të paevitueshme të palëve të treta, ose nga nje akt i rastësishëm ose dukuri mbinatyrore ose nga falimentimi i kompanive detare,rrugore , ajrore etj.

Ankesa dhe akuza
Cdo ekzekutim i pasuksesshëm i kontratës duhet të njoftohet nga konsumatori në atë moment që ndodh. Në këtë mënyrë, organizatori ose përfaqësuesi lokal mund të gjejë menjëherë një kompensim për të. Konsumatori mund të bëjë një ankesë duke i dërguar një letër të regjistruar, me faturë, organizatorit, brënda 10 ditë pune nga data e kthimit në vendin e nisjes. Nëse ankesa bëhet në vendin e ekzekutimit të shërbimeve transportit, organizuesi duhet të ndihmoj konsumatorin në mënyrë që të gjej një zgjidhje optimale. Në të njëjtën mënyrë, edhe nëse ankesa është raportuar në fund të shërbimit, organizatori duhet të ofrojë dhe të garantojë gjithsesi një përgjigje të arsyeshme ndaj kërkesës së konsumatorit.

Sigurimi

Në rast se sigurimi nuk është i përfshirë në çmim, është e mundur para nisjes, dhe është e rekomanduar të bëhet sigurim malli ne udhetim të vecantë që mbulon shpenzimet që vijnë nga anullimi i sherbimeve, sëmundjeve, aksidenteve ose mallit te humbur.

18. Te dhenat personale

BALKAN TRANS ALBANIA  sqaron se informacioni i dhene nga ju do te perpunohet sipas qellimit te dhene ose miratimit tuaj ose sipas kushteve te Legjislacionit Shqiptare. Keto te dhena nuk u jepen paleve te treta pa marre miratimin tuaj paraprak ne perputhje me Legjislacioni Shqiptare per mbrojten e te dhenave personale. Cdo Informacion i dhene eshte ne perputhje me Ligjin Shqiptare nr 9887 date 10.03.2008 “Per mbrojtjen e te dhenave personale” si dhe Rregulloreve te tjera shtese. Gjithashtu perdoruesi konfirmon se te dhenat e paraqitura jane autentike dhe te sakta.Ne momentin e depozitimit te ketyre te dhenave, perdoruesi pranon qe keto te dhena te perdoren per qellime te brendshme ne agjensi si dhe pranon perpunimin e tyre. Dhenia e te dhenave personale si  psh e numrit te telefonit personal apo emailit eshte me vullnetin e tij te lire. Agjensia mund të ketë marrë të dhënat tuaja edhe nga ndërmarrje të tjera që e kanë pjesë të veprimtarisë së tyre tregtare grumbullimin dhe shitjen e të dhënave. Njëkohësisht, BALKAN TRANS ALBANIA ka nevojë të përdorë të dhënat tuaja për të mundësuar këshillimet rreth përdorimit të shërbimeve ndaj jush.
Për t’ju mundësuar shërbime sa më të mira, BALKAN TRANS ALBANIA, vetëm me pëlqimin tuaj, do të përdorë të dhënat personale për qellime të marketingut direkt sic eshte psh vendosja e fotografive te grupeve apo fotove personale ne faqen e facebook apo ne rrjete te tjera sociale. Ju mund të zgjidhni që të mos kontaktoheni për të gjithë fushën e marketingut direkt ose indirekt ose edhe për kategori të veçanta të tij. Kështu, ju mund të bëni ankesë të veçantë rreth: telefon, direct mail; facebook; e-mail; outbound telemarketing; dhe pjesëmarrjes në kërkim tregu.

Bazuar ne Ligjin nr 9887 date 10.03.2008 perdoruesi nepermjet nje kerkese ka te drejte te shohe te dhenat e tij personale te depozituara ne menyre te vullnetshme ose mund te kerkoje ti korrigjoje ato.

19. Vendi i juridiksionit/ klauzola e arbitrazhit

Mosmarreveshjet nepermjet dy paleve do te zgjidhen me marreveshje te perbashket, ne te kundert kompetenca e zgjidhjes i takon Gjykates se Shkalles se Pare, Tirane.