TRANSPORTI DETAR

TRANSPORTI DETAR

Zgjidhje të Avancuara për Transportin Ndërkombëtar

Transporti detar është një hallkë thelbësore e tregtisë ndërkombëtare, duke ofruar kosto të ulëta për transportin e mallrave në distanca të largëta. Për shkak të kapacitetit të lartë të ngarkesave dhe kostos më të ulët krahasuar me format e tjera të transportit, ai mbetet zgjedhja kryesore për bizneset që operojnë në tregje globale. Në fakt, mbi 90% e tregtisë botërore kryhet përmes rrugëve detare, duke e bërë atë një element të domosdoshëm për ekonominë globale, andaj Balkan Trans Albania i ofron klientëve të saj një shërbim ekselent dhe efikas për transportin e mallrave me kontenier.

Ne përdorim kontenierë të ndryshëm, nga 20’DV deri tek 45’HC, për t’u përshtatur me çdo lloj ngarkese, duke siguruar se mallrat do të dorëzohen në përputhje të plotë me kërkesat e klientit dhe kushtet e vendndodhjes së dorëzimit.

Ne bashkëpunojmë me disa nga kompanitë më të mëdha detare në botë si ZIM, MAERSK, MSC, dhe CMA CMG, etj, duke ofruar një rrjet global për dërgesat tuaja në çdo cep të botës. Sigurimi i ngarkesave, përfshirë mallrat e ndjeshme apo me vlerë të lartë, është gjithashtu pjesë e shërbimit tonë, duke garantuar që çdo mall të jetë i mbrojtur gjatë udhëtimit