Pozicioni shumë i favorshëm gjeografik e bën portin e Durrësit portin më të madh në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon, dhe një nyje shumë të rëndësishme për tregun ndërkombetar.Porti i Durrësit është i pozicionuar në pjesën jug-perëndimore të qytetit të Durrësit në pjesën veriore të gjirit me të njëjtin emër.
Infrastruktura operacionale e tij përbëhet nga 11 kalata me një thellësi kalate që varion nga 5,6m – 11,2m. Mallrat kryesore që përpunohen në port janë mallrat e përgjithshme drithra, kontainer, tragete, minerale etj.Porti i Durrësit ka aktualisht 78% te tregëtisë detare në nivel kombëtar.
Porti i Durrësit është gjithashtu një vendndodhje kyce për rrjetet e trageteve dhe tranzitin e pasagjerëve, duke i dhënë Durrësit nje pozicion strategjik në lidhje me Korridorin VIII, që do facilitojë tranzitin e pasagjerëve dhe mallrave në kontinentin Europian.
Kostoja e ulët operative, grupi i motivuar menaxherial dhe shërbimet cilësore janë disa nga vlerat që karakterizojnë portin e Durrësit.
Gjiri i Durrësit është rreth 18 km i gjatë nga veriu në jug , me një vijë bregdetare për rreth 7km për në lindje. Në perëndim të vijës ujore thellësia është më shumë se 10m. Gjiri i Durrësit është i mbrojtur mirë nga erërat veri-perëndimore nga gjiri i Lalzit si dhe nga erërave lindore dhe jug lindoreqë vijne nga toka .
Porti është i mbrojtur gjithshtu nga lindja dhe perëndimi nga dallgëthyesit.Porti është i vendosur në lindje të Kepit të Durrësit i cili siguron strehë nga lindja deri në veri-perëndim dhe dallgëpritësi kryesor i cili është ndërtuar në drejtimin jug-lindor nga bregu e shtyn atë strehë deri në jug.
Porti mbrohet nga valëzimi prej dy moleve, prej atij lindor i cili është ndërtuar me gurë të hedhur në gjatësi prej 549m me drejtim Jug-Perëndim dhe Jugorit i ndërtuar me blloqe cimentoje me gjatësi 915m, që shtrihet në drejtim Juglindor dhe Lindor.
Erërat që fryjnë janë jug, jugperëndimore, veri dhe veri-perëndimore me shpejtësi 60-110km/orë Gjiri siguron një ankorim të sigurtë për anijet që presin të përpunohen në port.
Vecori të tjera :
- Përmbajtja mesatare e kripës 37%
- Batica dhe zbatica 0.37m-0.94m
- Temperatura mujore min/max 0°c/37°c
- Temperatura mesatare vjetore e ajrit 18°C
- Lagështia relative mesatare mujore 58% 69%